Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në një takim të frytshëm Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë njëkohësisht përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike greke, Kostas Fragogiannis i cili po viziton Kosovës në saje të Forumit Ekonomik Kosovë-Greqi.
Ministrja shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e saj për takimin e sotëm në prag të fillimit të Forumit Ekonomik i cili do të mbahet sot në mes të Kosovës dhe Greqisë si dhe para pjesëmarrjes së saj në Forumin e 8-të të energjisë në Evropën Juglindore në Selanik.
Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ndau të arriturat në fushën sektorit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese ku potencoi se që nga vitit 2022 ku avancimi vjetor në fushën e TIK-ut ka qenë 13 %, ka arritur pothuajse të dyfishohet në vitin 2023 në 25 %.
Në saje të kësaj rritjeje, nga sektori i TIK-ut kanë arritur të punësohen rreth 10 mijë persona si dhe 70 % e kompanive të sektorit eksportojnë shërbimet e tyre.
Gjithashtu, ajo njoftoi zv.ministrin grek për të arriturat në fushën e BRE-ve siç ishte suksesi i ankandit të parë solar 100 MW si dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive ku Minisyria e Ekonomisë synon të ndërtojë 950 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme me një investim total 1.2 miliardë euro. Projekti i ardhshëm i cili pritet të zhvillohet është procedura konkurruese për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë nga era me 150 MW me përkrahje të USAID dhe IFC si këshilltar transaksioni, proces ky i cili pritet të merr formën së shpejti.
Greqia është një nga shembujt e mirë në prodhimin e energjisë ku kompanitë kanë ekspertizën dhe përvojën e duhur pasi që rreth 65 % e energjisë së prodhuar është është e pastër. Andaj, Ministrja Rizvanolli kërkoi nga zv.ministri Fragogiannis që të ftoi kompanitë greke për të investuar në fushën e energjisë në Kosovë.
Nga ana e tij, zv.ministri Fragogiannis shprehu interesimin e Greqisë për bashkëpunim kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
Ndryshe, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis në Forumin Ekonomik do të marrë pjesë së bashku me 16 kompani greke me qëllim që të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, me fokus të veçantë në sektorët e energjisë së ripërtëritshme, TIK-ut, turizmit etj.
Zëvendësministri Fragogiannis ritheksoi qëndrimin e Greqisë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që Greqia është përkrahëse e këtij rrugëtimi.