Home LAJME Goran Rakiq deklarohet nga Jarinje: Zgjidhja për ngërçin në veri, gjendet në Bruksel

Goran Rakiq deklarohet nga Jarinje: Zgjidhja për ngërçin në veri, gjendet në Bruksel

0
Goran Rakiq deklarohet nga Jarinje: Zgjidhja për ngërçin në veri, gjendet në Bruksel

Kryetari i Listës Serbe, i cili njëashtu është edhe ministër i Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Goran Rakiq ka deklaruar se zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit, duhet kërkuar në Bruksel dhe se ajo, sipas tij nuk ndodhet në veri të Kosovës.

“Sot jam në Jarinjë dhe kam biseduar me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe u tregova që momentalisht në Bruksel ndodhen ekipet teknike të bisedimeve, Gjuriq dhe Bislimi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ku shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për te tejkaluar këtë situatë që të gjithë kemi lirinë e lëvizjes”, tha Rakiq, në një deklarim para mediave, të cilave u është drejtuar pas një kohe të qëndrimit bashkë me qytetarët serbë të cilët vazhdojnë të protestojnë në afërsi të kufirit në Jarinjë.

Rakiq tha gjithashtu se bisedimet që sot po zhvillohen në Bruksel, pret që të ketë një kompromis të qëndrueshëm, që sipas tij, nënkupton respektim të asaj çfarë është nënshkruar më parë në Bruksel.

“Zgjidhja për këtë problem nuk është këtu, është në tavolinën e bisedimeve në Bruksel dhe pres që të gjitha palët të zbatojnë atë për çfarë janë marrë vesh dhe çfarë kanë nënshkruar. Çelësi i suksesit dhe i zgjidhjes së problemi është në Bruksel”, shtoi ai.

I pyetur nëse mund të komentoj informacionet se forcat e ushtrisë së Serbisë tashmë janë tërhequr nga pozicionet që kishin në afërsi të kufirit me Kosovën, ai tha se konsideron që nuk është pyetje për të.

“Nuk kam informacion për këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua”, deklaroi Rakiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here