Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, po kërkon nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë të tregojnë nëse është në dijeni ‘’ se EULEX ka dorëzuar materiale të krimeve të luftës në Serbi’’.
Simmons, i cili është treguar shumë këmbëngulës që të vijë e të dëshmojë për pretendimet për keqpërdorimet e misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe thotë se po injorohet nga Kurti, ka dalë më pretendime të reja rreth veprimeve të EULEX-it, njofton Klan Kosova.
”A është UNMIK-u në dijeni se dosjet e krimeve të luftës që ua transferoi EULEX-it janë dorëzuar në Serbi? A ishte kjo në parim me marrëveshjen mes UNMIK-ut dhe EULEX-it”, ka thënë ai.





