Home LAJME GK i LVV-së në Prizren: Kryesuesja Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit

GK i LVV-së në Prizren: Kryesuesja Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit

0
GK i LVV-së në Prizren: Kryesuesja Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, përmes një reagimi ka akuzuar kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi pas ndërprerjes së seancë së parë të rregullt të Kuvendit të Prizrenit, duke thënë se është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit.

Në reagim gjithashtu thuhet se refuzimi i Kryesueses për t’i futur në votim propozimet e kuvendarëve për rend të ditës vetëm pse nuk i pëlqen Shaqir Totajt, është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren reagon ashpër kundër mënyrës arbitrare të udhëheqjes së seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Refuzimi i Kryesueses për t’i futur në votim propozimet e kuvendarëve për rend të ditës vetëm pse nuk i pëlqen Shaqir Totajt, është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit. Kjo për pasojë sjelli edhe dështimin e mbajtjes së mbledhjes së sotme.

Pushteti komunal i Prizrenit nuk po i përfaqëson interesat e qytetarëve. Mospërfillja e procedurave dhe ligjeve gjatë procesit të vendimmarjes është tregues për injorancën dhe dashakeqësinë e një pushteti të dobët, të cilit po i vjen fundi gradualisht. Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhe në reagimin e GK të kuvendarëve të LVV-së në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here