Gjykata Themelore në PRIZREN, apelon tek të gjithë palët që si pasojë e situatës së krijuar nga rritja e rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe degëve në Suharekë dhe Dragash.
Gjykata Themelore në Prizren apelon që dorëzimi i shkresave të ndryshme të bëhet përmes adresës elektronike

Gjykata Themelore në Prizren ju njofton se ju mund të përdorni mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave siç janë parashtresat e ndryshme apo njoftime tjera. Shkresat e ndryshme mund të dërgohen në adresën elektronike:
🔴 gjthprizren@rks-gov.net
Të gjitha shkresat e dorëzuara në këtë adresën elektronike të Gjykatës, menjëherë do të përcillen tek gjyqtarët e rastit dhe zyrtarët kompetent, thuhet në njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit./tv prizreni
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Hysen Bukoshi, ish-i burgosur politik

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Shiroka-Pula: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon hulumtim dhe dëshmi të reja

