LAJME

Gjykata në Prizren dënon pesë të akuzuarit për fajde

Gjykata në Prizren dënon pesë të akuzuarit për fajde
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2026, 19:41

Pesë të akuzuar për fajde janë dënuar në shkallën e parë në Gjykatën e Prizrenit.

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur dënimet kundër pesë të arrestuarve për fajde që u kapën më 22.12.2021.

Gjyqtari Fatmir Krasniqi e ka dënuar me 3 vjet burg për fajde Lulzim Pasulin i njohur me nofkën ‘Luli’.

Besart Grosha, i njohur me nofkën ‘Qapo’, sipas vendimit të gjyqtarit është dënuar me 2 vjet e 8 muaj.

Benjamin Bajrami i njohur me nofkën ‘Benxhi’, është dënuar me 3 vjet për fajde dhe 2 vjet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Edhe Benjamin Krasniqi është dënuar me 3 vjet burg për fajde.

Kurse, ndaj Roland Ransit ka dënim 3 vjet burg për fajde dhe 2 vjet për detyrim.

Hetimi për këtë rrjet të fajdexhinjëve i kishte zgjatur gjashtë muaj Prokurorisë Themelore në Prizren./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika