PRIZRENI ME RAJON

Gjykata merr vendim për të miturin që dyshohet se theri një person në Prizren

Gjykata merr vendim për të miturin që dyshohet se theri një person në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2023, 11:47

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të miturit, A.G., i cili dyshohet se ka therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Gjykata i ka caktuar atij masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç merr vesh Sinjali, viktima që pësoi lëndime nga goditja me thikë është jashtë rrezikut për jetë dhe i njëjti po trajtohet në QKUK.

Ndërkohë nga Policia kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Me date 07.10.2023 rreth orës 23:00 Viktima M/Sh/K kishte shkuar ne shtëpinë e te dyshuarit M/SH/K, me te cilin pas një mosmarrëveshje verbale rreth disa te hollave, janë fjalosur dhe përleshur ne mes vete, ku i dyshuari (i mitur i moshes 17 vjeqare) e kishte sulmuar viktimën me një mjet te mprehtë ( thike ) dhe si pasoj viktima kishte marrë lëndime ne qafe. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe hospitalizohet ne Spital shkaku i lëndimeve.”, kanë thënë nga Policia mbrëmë për Sinjalin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika