LAJME

Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2026, 12:55

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Rasti kishte ndodhur më 26 nëntor 2021, kur autobusi në Gllogjan u qëllua me armë zjarri. Nga sulmi u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos.

Pas disa vitesh proces gjyqësor, gjykata vendosi që të tre të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika