LAJME

Totaj: DKA po i përmbyll përgatitjet në shkollat e Komunës së Prizrenit

Totaj: DKA po i përmbyll përgatitjet në shkollat e Komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2026, 13:25

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Komuna e Prizrenit ka intensifikuar përgatitjet në institucionet arsimore, me qëllim që nxënësit dhe personeli arsimor ta nisin procesin mësimor në ambiente të rregulluara dhe të përshtatshme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit po i përmbyll përgatitjet në shkollat e komunës.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, në SHFMU “Mustafa Bakiu” kanë përfunduar punimet e ngjyrosjes së hapësirave shkollore. Sipas njoftimit, këto ndërhyrje kanë përmirësuar pamjen e objektit shkollor, duke krijuar një ambient më të freskët dhe më të përshtatshëm për pritjen e nxënësve në vitin e ri shkollor.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se përgatitjet në institucionet arsimore po vazhdojnë, me synimin që viti i ri shkollor të nisë në kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika