PRIZRENI ME RAJON

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2025, 14:57

Një person në Prizren para pak ditësh është filmuar teksa po griste librin e shenjtë Kuranin.Lidhur me rastin i dyshuari I.P është arrestuar teksa Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në përgjigjjen e dhënë nga Mirlinda Gashi zyrtare për informim dhe komunikim me media në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se i pandehuri dyshohet për veprën kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit I. P. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilen dyshohet dhe se janë plotësuar edhe kushtet dhe arsyet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit.

Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilen është kryer vepra penale, veçanërisht duke pasur parasysh se i pandehuri me veprimet e tij ka sjellë rritje të tensioneve dhe tendencë për nxitje të urrejtjes fetare midis grupeve të caktuara të shoqërisë, e bënë të besueshëm faktin se i njëjti në mënyrë që ti shmanget përgjegjësisë penale mund të asgjësoj, fshehë ose falsifikoj provat e veprës penale.Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, shkruhet në përgjigjjen e Gjykatës Themelore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika