Po vazhdojnë aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga policia.
“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, thuhet në komunikatë.





