LAJME

Gjimnazistet e Prizrenit, Emira Karahoda e Vlera Berisha, fituese të garës nacionale ” Shkencëtari i ri”

Gjimnazistet e Prizrenit, Emira Karahoda e Vlera Berisha, fituese të garës nacionale ” Shkencëtari i ri”
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2021, 13:51

Dy nxënëset e gjimnazit ” Gjon Buzuku” të Prizrenit, Emira Karahoda e Vlera Berisha, janë shpallur fituese të garës nacionale ” Shkencëtari i ri”, është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale nga drejtori i këtij institucioni arsimor, Jeronim Susuri.

Njoftimi i plotë

Gjimnazistët e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, renditën në vendin e parë dhe të dytë në nivel Nacional në garën “Shkencëtari i Ri”, e cila u mbajt të premtën më datë 21.05.2021, në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Gara u zhvillua në lëndët e shkencave natyrore (fizikë, kimi dhe biologji) Në këtë garë morën pjesë gjimnazist nga këto komuna: Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj. Nxënësit që fituan vendin e parë dhe të dytë në nivel Nacional janë: 1. SHML “Gjon Buzuku”- Emira Karahoda, 78 pikë 2. SHML “Gjon Buzuku”- Vlera Berisha, 70 pikë Drejtoria e shkollës është falënderuese ndaj punës së mësimdhënësve dhe nxënësve për arritjen e këtyre rezultateve si dhe uron për suksese të vazhdueshme! E falënderojmë komisionin në nivel shkolle : Milazim Kastrati, Muharrem Elezkurtaj dhe Jakup Hotin për angazhimin e tyre në këtë garë si dhe Nexhat Maçkaj, përfaqësues nga DKA në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika