LAJME

Gjimnazi “Gjon Buzuku” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me dy institucione arsimore nga Turqia

Gjimnazi “Gjon Buzuku” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me dy institucione arsimore nga Turqia
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2026, 16:48

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka shënuar një hap të ri drejt ndërkombëtarizimit, pasi drejtoresha e shkollës ka nënshkruar Protokollet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar me dy institucione arsimore nga Turqia, Gemlik Fen Lisesi dhe Başarı Net Koleji.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e shkollës, ky partneritet synon zgjerimin e mundësive akademike, kulturore dhe profesionale për nxënësit dhe stafin.

Përmes këtij bashkëpunimi parashihet zhvillimi i miqësisë dhe mirëkuptimit ndërkulturor, organizimi i vizitave edukative e kulturore, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në mësimdhënie.

Nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” theksohet se ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për arsim modern, cilësor dhe të orientuar drejt perspektivës ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika