Gjilani sot do ta pranojë aparatin RT-PCR, për t’i punuar mostrat për COVID-19, raporton Gazeta Blic.Kështu u bë e ditur nga drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) në Gjilan, Dr. Ajhane Sefiu, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjilani pranon aparatin RT-PCR, nga sot fillojnë testimet për Covid në këtë komunë

Ndërsa Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me oksigjeno-terapi, duke shtuar se tash për tash nuk ka mungesë oksigjeni.
Njoftimi i plotë:Gjilani sot do ta pranojë aparatin RT-PCR, për t’i punuar mostrat për COVID-19
Gjilan, 4 dhjetor 2020 – Gjilani pritet ta pranojë sot gjatë ditës aparatin RT-PCR për t’i punuar mostrat për COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) në Gjilan, Dr. Ajhane Sefiu, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“E kam një lajm të mirë për qytetarët e Gjilanit se sot na vjen aparati për RT-PCR, i cili besojmë se shumë shpejtë do të aktivizohet dhe mostrat që i marrim do t’i punojmë tashmë në QRSHP”, ka thënë Sefiu, në konferencën për gazetarët.
Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me oksigjeno-terapi, duke shtuar se tash për tash nuk ka mungesë oksigjeni.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Arbenita Hajdari, tha se brenda ditës ekipet e tyre po i bëjnë afro 65 vizita nëpër shtëpi tek pacientët e prekur me COVID-19.
Ajo bëri të ditur, po ashtu, se kanë pranuar 7500 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat po shpërndahen në mënyrë racionale, duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë nevojë, t’iu drejtohen qendrave të mjekësisë familjare.
Ndërkohë, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemajli, e ka paraqitur gjendjen e përgjithshme, e cila është si vijon: nga 6882 mostra, 2709 të rezultuar pozitivë, 2278 të shëruar, 352 raste aktive, 79 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vidhen dy shtëpi në fshatin Gjonaj, hajdutët marrin stoli ari dhe mbi 10 mijë euro

Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në Prizren dhe Dragash

Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

