Home PRIZRENI ME RAJON GJEST PËR RESPEKT: Infermierja prizrenase dorëzon në polici të hollat e gjetura

GJEST PËR RESPEKT: Infermierja prizrenase dorëzon në polici të hollat e gjetura

0
GJEST PËR RESPEKT: Infermierja prizrenase dorëzon në polici të hollat e gjetura

Zyra për informim publik e DRP në Prizren, njofton se qytetarja nga Prizreni, Kodrina Troja, infermiere ne qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.

Ajo , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor “Prizren VERI”.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor “Prizren VERI” në afërsi të fshatit Lubizhdë , dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren Kodrina Troja për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë , thuhet në fund të këtij njoftimi nga DRP e Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here