LAJME

Gjermani: Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova futet në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave

Gjermani: Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova futet në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2022, 16:36

Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova është futur në rendit e ditës në Bundesratin gjerman.

Seanca ku pritet të bëhet njohja e patentë-shoferëve do të mbahet më 11 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle Bahri Cani.

Bundesrati është Këshilli i Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë.

“Njohja e patentave futet përfundimisht në rend dite!!!

Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika