LAJME

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2022, 16:37

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën pasdite në dy pika kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, ka kolona të gjata të veturave.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolona në hyrje është 300 metra, me ç’rast vozitësit po presin deri në 1 orë, ndërsa kolona në dalje të pikës kufitare është 150 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, e kolona është 200 metra, ndërsa kolona ka edhe në pikën në Merdar, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar, pritjet janë normale, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar, Departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme. /telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika