LAJME

Gjendet pa shenja jete një punonjës në Parkun Inovativ në Prizren

Gjendet pa shenja jete një punonjës në Parkun Inovativ në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2025, 18:38

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, ka njoftuar për KOHËN se viktima ishte punonjës në Parkun Inovativ.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e ‘Parkut Inovativ’, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person ( B.B.) i gjinisë mashkullore, rreth 55 vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, ka njoftuar Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes.

“Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si ‘Hetim i vdekjes’ dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Bytyqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika