Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren paraditen e së mërkurës.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia bën të ditur se tashmë është duke e hetuar këtë rast.





