Pas një operacioni intensiv kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës, është gjetur personi i raportuar i humbur në orët e para të mëngjesit në fshatin Reçan të komunës së Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila njoftoi se operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë me zjarrfikësit e Prizrenit dhe Policia e Kosovës.





