Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një incident që dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren, te zyrat e punëtorëve që kujdesen për varrezat ortodokse dhe të krishtera, në rrugën “Shefqet Berisha”. Disa persona po dyshohet se kanë dëmtuar zyrën dhe kanë lënë një mbishkrim, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, inicimi i rastit erdhi si rezultat i denoncimit të kryepunëtorit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dikush kishte dëmtuar zyrën dhe kishin lënë flamuj mbi varrë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se posa Policia është vënë në dijeni për atë që kishte ndodhur, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes.





