Rreth 26 mijë e 900 franga zvicerane janë gjetur gjatë kontrollit policor të një automjeti në fshatin Vërmicë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.
Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.





