LAJME

Autostrada Biennale do të prezantojë historinë e transformimit të Prizrenit në Bruksel, Totaj: Krenar për këtë sukses

Autostrada Biennale do të prezantojë historinë e transformimit të Prizrenit në Bruksel, Totaj: Krenar për këtë sukses
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 10:17

Autostrada Biennale është ftuar të marrë pjesë në History Lab Europe, në kuadër të House of European History, iniciativë e Parlamentit Evropian, që bashkon organizata kulturore dhe komunitete nga e gjithë Evropa për të eksploruar mënyra të reja të mbledhjes, interpretimit dhe prezantimit të historisë evropiane.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një postim në Facebook, është shprehur krenarë që historia, kultura dhe transformimi i Prizrenit do të prezantohet në një nga institucionet e rëndësishme evropiane.

“Krenar që, në partneritet me “Autostrada Biennale”, po kontribuojmë që historia, kultura dhe transformimi i Prizrenit të prezantohen në një nga institucionet e rëndësishme evropiane në Bruksel” – shkruan Totaj.

Përmes projektit “The Life of a Place” (Jeta e një vendi), rrëfimi i transformimit të ish-hangarëve ushtarakë në Prizren, sot hapësirë për art, edukim dhe komunitet, do të ndahet me publikun evropian gjatë vitit 2027, sipas Totajt.

“Ky është sukses dhe dëshmi se kultura, trashëgimia dhe puna e përbashkët mund ta vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes evropiane” – theksoi kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika