Home LAJME Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”

0
Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”
Foto: Ilustrim

Janë gjetur mbetje mortore në bazën e KFOR-it në Arbëri, të premten.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella i cili ka thënë se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, ka thënë Minutella.

Sipas tij, tashmë hetime janë duke vazhduar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka shtuar ai.

KOHA ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të mësuar për hetimet që është duke kryer dhe është në pritje të një përgjigjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here