Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti 136 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por numri i shkurorëzimeve ka pësuar një rënie të lehtë, krahasuar me një muaj më parë, apo korrikun e këtij viti.
“Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin gusht janë 136 raste, krahasuar me muajin korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për ( – 4 %)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
E me numrin më të madh të shkurorëzimeve vazhdon të prijë qyteti i Prizrenit. Në këtë qytet vetëm gjatë muajit gusht janë shkurorëzuar 15 çifte. Pasuar nga Gjilani me 14 raste dhe Gjakova me 13 raste të shkurorëzimeve.





