LAJME

Gjashtë veprat për të cilat po akuzohet Kadri Veseli

Gjashtë veprat për të cilat po akuzohet Kadri Veseli
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2020, 14:38

Në Gjykatën Speciale të Hagës po mbahet seanca e gjykimit për ish-kreun e kuvendit dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Seanca nisi me prezantimin e tij para gjykatës.

Gjykatës i procedurës paraprake ka konfirmuar se ndaj Veselit rëndojnë gjashtë akuza për krime kundër-njerëzimit si dhe 4 të tjera për krime lufte.

“Gjashtë akuza për krime kundër-njerëzimit, përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, zhdukje me forcë e personave, si dhe katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, ka thënë gjykatës i procedurës paraprake Nicolas Guilloa.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika