Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo-formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë, nikoqir i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gasper Dovzan.
Ministrja Gërvalla, në fjalën e saj tha se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket çështjet e menaxhimit të pandemisë.
Teksa ka folur për bashkëpunimin rajonal, Gërvalla është ndalur tek ideja e tregut të përbashkët rajonal si plan dhe strategji për bashkëpunim rajonal dhe zgjidhje të konflikteve. Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhur.






