LAJME

Gërmime për gjetjen e eshtrave në veri, dyshohet se pronari i shtëpisë dëmtoi varrezat

Gërmime për gjetjen e eshtrave në veri, dyshohet se pronari i shtëpisë dëmtoi varrezat
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 14:07

Policia bashkë me EULEX-in kanë nisur hetime në varrezat e vjetra në fshatin Suhodoll, ku po kryhen gërmime për gjetjen e eshtrave.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë se hetimet po zhvillohen nga Mjekësia Ligjore dhe në vendin e ngjarjes.

“Hetimi po kryhet me urdhër të prokurorit të Prokurorisë në Mitrovicë. Përveç këtu, hetimet do të kryhen edhe në vende të tjera, për të cilat kishte informacione se nga këtu janë bartur eshtra”, ka thënë Elshani.

Gërmimet po kryhen pasi në Suhodoll autoritetet ditë më parë ndërprenë punimet për ndërtimin e një shtëpie, me pretendimin se gjatë gërmimeve afër truallit janë dëmtuar varreza të serbëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika