Rritja e çmimeve në produkte ushqimore ka acaruar qytetarët duke i prekur ‘xhepat’ e tyre dhe duke e rënduar edhe më shumë krizën ekonomike që tashmë ishte shkaktuar nga shtrenjtimi i përgjithshëm i artikujve, përfshirë edhe rrymën.
Çmimet në produke ushqimore përveç që janë rritur në markete të ndryshme, ato janë rritur edhe në kafiteri.
Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksi, ku shihet se si një ujë i thjeshtë, në një lokal të gastronomisë në qendër të Prishtinës, kushton 1.20 euro.






