LAJME

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin   
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2025, 22:38

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues të mërkurën, pasi ishin bashkë me Molos Delijan, Nue Bibajn e Liridon Sylën të cilët humbën jetën, derisa grupi po bënte gara me vetura natën e 17 dhjetorit 2023.

Të bëmat e tyre, në autostradën “Ibrahim Rugova” ua tregoi me orë e minutë, prokurori i rastit, raporton Klan Kosova.

Arlind Syla, djali i axhës së Liridonit të ndjerë, e pranoi fajin, derisa Irfan Hoti jo. Pas deklarimit të të akuzuarve, edhe familjarët e viktimave patën mundësi për fjalët hyrëse.

Siç pritej, ata kërkuan drejtësi përmes avokatëve. Përveç dëshmitarëve, prokuroria në seancat e ardhshme të këtij procesi gjyqësor do të shpalos si provë fajësie edhe raportet e autopsisë për tre të vdekurit, e edhe ekspertizën e gjendjes teknike të automjeteve e atë të trafikut rrugor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika