LAJME

Ganimete Musliu ndan fotografinë – Kush nga këta i hyn garës për të parin e PDK-së?

Ganimete Musliu ndan fotografinë – Kush nga këta i hyn garës për të parin e PDK-së?
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 15:56

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi me deputetët e kësaj partie, Xhavit Haliti, Elmi Reçica e Bajrush Xhemajli.

Tek fotografia e publikuar, ajo ka shkruar “Kandidati/ja për Kryetar”, por asnjë detaj më tepër.

Kjo vetëm pak ditë pasi PDK-ja ka marrë vendim që me 3 korrik t’i mbajë zgjedhjet e brendshme për ta zgjedhur kryetarin e ri.

Enver Hoxhaj, që deri tani e ka ushtruar detyrën e Kryetarit, dje dha dorëheqje nga kjo pozitë në PDK.

Deri më tani nuk ka asnjë shpallje zyrtare të kandidaturave.

Ndërkohë, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do të kandidojë për ta marrë drejtimin e partisë, pjesë e së cilës nuk ishte aktivisht për një kohë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika