Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.
FSSHK kërkon nga institucionet të marrin masa për ndalimin e dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë

Përmes një komunikate për media, Federata thotë se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndërkaq ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shqiptohet dënimi meritor.
“FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm. Punëtorët shëndetësorë po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në orfimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 25 nëntor në Bruksel, Costa: Anëtarësimi i tyre prioritet dhe investim yni gjeostrategjik

Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore – opozita ngre dyshime

