Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, më datë 27 nëntor, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e hapur”.
FSK të shtunën organizon “Ditën e hapur”, qytetarët mund t’i vizitojnë kazermat

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. /Telegrafi/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Thaçi nga Haga për Specialen: Zgjodhëm të keqen më të vogël për Kosovën – sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Në Zatriq të Rahovecit inaugurohet Parku i Erës me kapacitet prej 70 MW

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Eko Regjion, aktakuzë ndaj tre personave

