Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave.
Para fillimit të ceremonisë, FSK njofton se u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.





