Janë të shpeshta stërvitjet e përbashkët të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E një ushtrim i tillë është realizuar sot në Shqipëri, ku një kompani e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës është bashkuar me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitjen e përbashkët “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.






