LAJME

FSK me aktivitete të shumta për Ditën e Forcës së Kosovës

FSK me aktivitete të shumta për Ditën e Forcës së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2022, 10:03

Sot shënohet Dita e Forcës së Kosovës.

Me rastin e kësaj feste, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, organizon “Ditën e Hapur”.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari”, nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vend.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

“Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton Klankosova.tv./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika