LAJME

FSK-ja realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke

FSK-ja realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2024, 10:25

Forca e Sigurisë e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) kanë realizuar “Trajnimin e Sistemit të Armëve SARP’’.

Sipa njoftimi ky aktivitet ka përqëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP.

”Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar “Trajnimin e Sistemit të Armëve SARP’’ që kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se instruktorët nga FAT-i, po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në.

May be an image of 11 people and text

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika