Forca e Sigurisë së Kosovës sot me disa aktivitete po e shënon “Ditën e Forcës”.
Për nder të kësaj dite, kazermat e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët, ku nga afër do të mund të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Kosovës.






