LAJME

Fshatrat nga komuna e Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Fshatrat nga komuna e Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2024, 05:53

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 02.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.Nga TS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

2.Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

LP 10kV Hasi 2  (kodi: 30034003)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i trafostacionit , ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika