Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, ka bërë të ditur se kjo javë ishte e ngarkuar në aspektin e fushës ajrore.
“Forcat mbrojtëse ajrore dhe raketore të NATO-s nga Franca, Çekia, Holanda e Gjermania kryen spektrin e plotë të operacioneve ajrore, duke siguruar vigjilencë dhe gatishmëri në Evropën Lindore”, thuhet në një postim në Twitter të aleancës.






