Në Prizren gjatë ditës së martë, ka ndodhur një rast dhune në familjen Bajraktari , nga komshiu i tyre.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Përparim Bajraktari, babai i viktimës, me ç’rast ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja.
Babai i djalit tregon se ngjarja kishte ndodhur në datën 09.04.2024, një ditë normale për të por jo edhe për djalin e tij, i cili thuhet se ishte goditur në prani të gjyshes së tij.
Perparim Bajraktari thotë se ky është një tëntim vrasje dhe se komshiu i tij 50 vjeçar, Xhevat Totaj duhet të burgoset, pasi qe ky sipas tij është një akt brutal, ku djali i vogël ka pësuar thyerje të hundës.
“E lash djalin në oborr, ishte duke lujt, djalin e ka rrehë në prezencë të fmijëve të vet e të nanës tem, e ka marr e ka goditë”, thotë ai teksa vazdhon të tregoj që menjëherë pasi i është bërë e ditur ngjarja, babai ka thirrur policinë dhe ambulancën.
Djali sipas tij është në gjëndje të rëndë, ka pësuar trauma, frakturë të hundës dhe lëndime të tjera trupore.
Rasti është paraqitur në polici nga babai i fëmijës i cili kërkon drejtësi për djalin dhe burgosje për komshiun./klankosova.tv/