Në prag të ndërrimit të moteve, fotografët shqiptarë mbështetur nga “Dardania SPORT” sjellin kalendarin e vitit të ri 2023. Ky kalendar i dedikohet fëmijëve me kancer. Mjetet e grumbulluara nga shitja e kalendarit do t’i dedikohen organizatës “Care for Kosovo Kids” e cila përkujdeset për këta fëmijë.
Iniciator i këtij aksioni humanitar, është fotografi i mirënjohur prizrenas, Liridon Shala, i cili edhe në të kaluaren përmes aktiviteteve të këtilla ka ndihmuar institucione të ndryshme që përkujdesen ndaj personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, dhe jo vetëm. Pjesëe këtij grupi përveç iniciatorit Shala janë edhe: Arben Berisha, Kenan Ejupi, Astrit F. Hoti, Egzon Bytyqi, Abdultaip Neziri, Drin Imeri, Edi Vataj, Bajrush Ahmeti dhe Bleron Çaka.
Çmimi për kalendar është 5 euro + 1 euro posta.