Lirije Kajtazi nga Forumi i Gruas së LDK-së ka dënuar gjuhën “fyese” të nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu, ndaj u. d. presidentes Vjosa Osmani.
Forumi i Gruas së LDK-së dënon gjuhën ‘fyese’ të Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit

Kajtazi ka thënë për Kallxo.com se “Forumi i Gruas dënon çdo gjuhë fyese, pavarësisht se nga kush përdoret, dhe në çdo rast edhe kur ju media jeni bërë se nuk dëgjoni”.Gjatë ditës së sotme Veliu, për Periskopin ka thënë, se Vjosa Osmani është “e gjerë” dhe i duhet hapësirë për të qëndruar në LDK.
Ndaj kësaj deklarate ka pasur edhe reagime të tjera.Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, duke e cilësuar jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.Këto deklarime kanë rrjedhur pas deklaratës së Osmanit, në ‘KALLXO Përnime’, ku kishte folur për mundësinë e kthimit në LDK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

