LAJME

‘Fluks’ në Aeroportin ‘Adem Jashari’, mbi 235 mijë udhëtarë vetëm në muajin janar

‘Fluks’ në Aeroportin ‘Adem Jashari’, mbi 235 mijë udhëtarë vetëm në muajin janar
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2023, 14:02

Në muajin janar të këtij viti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u realizuan 808 fluturime duke bartur mbi 235 mijë udhëtarë. Kjo shifër është për 4.5 për qind më e madhe se ajo e janarit të vitit 2022.

“Në muajin janar 2023 numri i fluturimeve të realizuara ishte 808 apo 4.53% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa i udhëtareve në total ishte 235,567 apo 21.36% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar” – thuhet në publikimin e ASK-së.

Në bazë të këtyre të dhënave, numri i qytetarëve që zgjodhën transportin ajror, del të jetë për 41,454 më i lartë, me ç’rast pati edhe më shumë fluturime të realizuara.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikon për herë të parë “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Burimet e të dhënave sipas ASK-së, janë administrative ku dhënësit e informatave janë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari “ – LIMAC, Hekurudhat e Kosovës TRAINKOS Sh. A, RAILTRANS ShPK ARKEP- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARC – Agjencia për Regjistrim Civil [Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve të Kosovës], Ministria e Infrastrukturës [Drejtoria për rrugë].

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika