Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare, në rastin ku Komuna e Prizrenit, është e paditur për shujtat ditore nga Pranvera Fanaj, Ramadan Morina, Refije Berisha, Rexhep Bardheci dhe Ryvije Shijaku.
Në fjalën përfundimtare i autorizuari paditësve, avokat Bestar Kolgeci, deklaroi se mbete në tërësi si në të thënat e deri tanishme në këtë proces dhe i propozoi gjykatës që të aprovon padinë në tërësi si të bazuar.
Po ashtu, avokati Kolgeci, kërkojë që nga e paditura të paguhen shpenzimet procedurale për tre seancat e përfaqësuara në shumën prej 405.60 euro , për padinë e përpiluar shumën prej 312 euro , për taksën gjyqësore shumën prej 20 euro si dhe për ekspertizën financiare 120 euro gjithsejtë 1667 euro .
Ndërsa në fjalën përfundimtare i autorizuari i Komunës së Prizrenit, Behar Bytyqi deklaroi se mbetet në tërësi pranë thënieve të deri tanishme në këtë proces gjyqësor, duke i propozuar gjykatës që ta refuzon padinë pasi që paditësit edhe në rast të heshtjes së drejtorisë komunale të arsimit lidhur me kërkesën e kompensimit të shujtave, kanë mundur t’i drejtohen inspektoratit të punës dhe pas kësaj edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë departamenti për çështje administrative .
Pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtarja Edije Sezairi, njoftoi palët se seanca e sotme përfundoi, ndërsa vendimi do të u dorëzohet palëve në formë të shkruar.
Ndryshe sipas padisë së parashtruar me 29.10.2019, paditësit kërkojnë nga Gjykata që të aprovohet kërkesë padia e paditësve dhe të obligohet punëdhënësi Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, që t’i kompenzojë shujtat ditore, që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 në këtë mënyrë:
Për të punësuaren Pranvera Fanaj obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 612 ditë pune shumen prej 1224 euro.
Për të punësuarin Ramadan Morina obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro .
Për të punësuaren Refiqe Berisha obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.
Për të punësuarin Rexhep Bardheci obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.
Për të punësuaren Revije Shijaku obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.
Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm të këtij Aktgjykimi me kamatë ligjore prej 8 % në vit./BetimipërDrejtësi