PRIZRENI ME RAJON

Fitim Badalli nga Zhuri përfundon doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup

Fitim Badalli nga Zhuri përfundon doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2026, 16:31

Fitim Salajdin Badalli nga Zhuri ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës (PhD) në fushën e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup.

Ky sukses përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën akademike dhe profesionale të Dr. Badallit, i cili prej vitesh është i angazhuar në fushën e fizioterapisë, osteopatisë, rehabilitimit dhe shëndetit publik.

Përveç arritjeve akademike, Dr. Badalli vlerësohet edhe për përkushtimin e tij ndaj vendlindjes. Me profesionalizëm dhe humanizëm, ai ka qenë vazhdimisht pranë qytetarëve të Zhurit, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje profesionale sa herë që ka qenë e nevojshme.

Rrugëtimi i tij profesional është pasuruar edhe me diplomimin në Osteopati në Milano, ndërsa aktualisht po ndjek specializime të avancuara profesionale në Firence të Italisë. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në trajnime dhe programe profesionale ndërkombëtare në Milano, Firence, Tiranë, Athinë, Novi Sad dhe Podgoricë, duke zgjeruar vazhdimisht njohuritë dhe përvojën e tij profesionale.

Me përfundimin e doktoraturës, Dr. Fitim Badalli pritet të vazhdojë kontributin e tij në zhvillimin shkencor dhe profesional, si dhe në avancimin e praktikës klinike dhe ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët.

Arritja e tij po vlerësohet si një krenari për Prizrenin dhe një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë suksesin përmes dijes, punës dhe përkushtimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika