LAJME

Fillon takimi mes Vjosa Osmanit dhe Ilir Metës

Fillon takimi mes Vjosa Osmanit dhe Ilir Metës
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2020, 14:52

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti Ilir Meta në Shqipëri.

Ajo ka filluar sot vizitën 3 ditore në shtetin shqiptar, teksa vizitën e parë e bëri në Lezhë tek Memoriali i Skënderbeut.

Tani edhe ka filluar takimi në mes të dyshes në objektin e Presidencës në Tiranë.

Ajo Metës i përcjelli edhe një dhuratë nga gratë që ishin viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë.“Janë të gjitha të mbijetuara të asaj lufte. Sot dhimbjen e tyre e kanë kthyer në guxim dhe në forcë. Shpresoj shumë që do të gjejnë vend që të tregojë dhimbjen e tyre dhe historinë e Kosovës edhe në zyrën tuaj”, tha ajo.

Në ndërkohë për këtë dhuratë falënderues ndaj Osmanit ishte Meta.

Pritja është organizuar në Pallatin e Brigadave. Osmani e Meta do të kenë një konferencë të përbashkët për medie në orën 17:00

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika