LAJME

Fillon realizimi i Projektit të Aerofotografimit në të gjithë territorin e Kosovës

Fillon realizimi i Projektit të Aerofotografimit në të gjithë territorin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2024, 19:44

Sot, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka filluar realizimi i Projektit të Aerofotografimit.

Rilevimi Aerofotogrametrik i territorit të Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Lajmin për projektin e sapo filluar e ka konfirmuar Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Aliu ka bërë të ditur se sot ka vizituar Aeroportin e Prishtinës për të parë nga afër procesin e fillimit të fluturimit nga kompania e kontraktuar për të realizuar këtë projekt.

Ky projekt parashikohet që në Kosovë të realizohet çdo 3-5 vite derisa për këtë vit pritet që të përfundojë në shtator të këtij viti.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika