LAJME

Fillon projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit

Fillon projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2024, 15:01

Në njoftimin e MSH’së thuhet se projekti do të zgjasë 100 ditë, derisa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

Ministria thotë se ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore.“Poashtu, krijimi i kësaj liste do të lehtësojë identifikimin e pacientëve me nevoja specifike shëndetësore, duke u mundësuar mjekëve të ndjekin nga afër historikun e tyre, për parandalim dhe trajtim më cilësor të sëmundjeve.

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!.

Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika