LAJME

Fillon peticioni nga Partia “Nasa Incijativa”për të krijuar Reçanin e Prizrenit, komunë në vete

Fillon peticioni nga Partia “Nasa Incijativa”për të krijuar Reçanin e Prizrenit, komunë në vete
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2022, 15:18

Partia “Nasa Incijativa” që vepron në Komunën e Prizrenit ka filluar një peticion përmes të cilit kërkojnë krijimin e komunës së Reçanës.

Vendi për nënshkrime do të jetë në fshatin Reçanë në afërsi të shkollës ku edhe sot do të fillojë Turneu Tradicional i Futsallit “Reçan 2022” dhe do të jetë i hapur nga ora 16:00 deri në orën 21:00.

Nga kjo parti kanë thënë se iu duhen 5 mijë nënshkrime, derisa kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë dokumentet e identifikimit me vetë kur ta nënshkruajnë peticionin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika